SHBA: Një stuhi dimri shkakton ndërprerje të energjisë elektrike

Më tepër rreshje dëbore dhe shiu po godasin pjesën jugore të SHBA-së dhe po drejtohen drejt Oqeanit Atlantik dhe zonat e goditura po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, temperatura të ulëta dhe rrugë të rrezikshme.

Përveç kësaj stuhie, moti i ftohtë vazhdon në të gjithë SHBA-në qendrore dhe jugore duke lënë 3,8 milionë banesa pa energji elektrike, 3.4 milionë prej të cilave janë në Teksas.

Rreth 125 milionë persona janë të alarmuar nga moti i keq, që po shtrihet nga Teksasi drejt veri-lindjes. Rreshjet e dëborës dhe të shiut pritet të sjellin kushte të rrezikshme udhëtimi dhe më tepër ndërprerje të energjisë elektrike nga SHBA-ja jugore drejt Bregut Lindor.

Rreshjet e shiut tashmë kanë përfshirë Teksasin, Arkansas dhe Luizianën duke e bërë të vështirë udhëtimin.

Moti i keq ka shkaktuar të paktën 26 viktima në të gjithë vendin.

Në Teksas, burimet zyrtare theksojnë se kërkesa e lartë dhe kushtet e ngrirjes kanë dëmtuar prodhimin e energjisë elektrike duke shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike ose ndërprerje të vazhdueshme.

Etiketim

lajm