SHBA : Stuhi më të fuqishme pritet të godasin Bregun Lindor

Ndërsa qindra mijëra banorë të Teksasit po luftojnë për ngrohje dhe ujë për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike për të pestën ditë radhazi, stuhi më të fuqishme po godasin pjesë të Jugut të vendit duke kaluar drejt Verilindjes.

"Rreshje dëbore më të rënda pritet të godasin Virxhinian, Pensilvaninë jugore duke u shtrirë drejt Karolinës së Veriut, Uashington DC dhe Filadelfias", sipas parashikimeve.

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin nga stuhitë dimërore ose kushtet e ftohta që nga java e kaluar.

"Më tepër se 500,000 banesa dhe biznese në Teksas mbeten ende pa energji elektrike", bëri të ditur PowerOutage.us.

"Miliona banorë të Teksasit po përballen me ndërprerje të ujit, me sisteme të dëmtuara", theksuan burime zyrtare.

Kushtet e vështira të motit në të gjithë vendin, kanë ndikuar në dërgesat e vaksinave kundër Covid-19 duke shkaktuar vonesa.