Egjipt: Hëna e Plotë ndihmoi në zhvendosjen e anijes së bllokuar në Kanalin e Suezit

Një pjesë e fatit të mirë qiellor ka të ngjarë ta bënte më të lehtë punën për inxhinierët, të cilët arritën të zhvendosnin me sukses anijen gjigante të kontejnerëve, që kishte bllokuar Kanalin e Suezit për rreth një javë. E ashtuquajtura "Hëna e Plotë" shkaktoi një baticë të lartë pranverore, rreth 46 centimetra mbi normalen, çka lehtësoi procesin e zhvendosjes së anijes, sipas NASA.

Anija

"Ndërsa ka rreth 13 Hëna të Plota përgjatë një viti, vetëm tetë prej tyre shoqërohen me një baticë mjaft të lartë, pasi Hëna është më afër Tokës", deklaroi meteorologu Judson Jones. "Nuk është e pazakontë, që këto batica të jenë më të larta se baticat e tjera gjatë vitit, kur Hëna është më larg Tokës", u shpreh Jones. "Nuk ka dyshim, që këto batica të larta ishin pjesë e strategjisë për zhvendosjen e një anije kaq masive", theksoi ai.

Këto Hëna të Plota quhen Superhëna, pasi shfaqen më të mëdha dhe më të ndritshme në qiell. Superhena e Marsit ishte e para e vitit dhe pritej të ishte Hëna e katërt më e ndritshme e vitit 2021. Trafiku rifilloi në të dy drejtimet e Kanalit të Suezit. Fillimi i suksesshëm i lundrimit u prit me triumf, ndërsa qindra anije, që ishin bllokuar në këtë rrugë kryesore të transportit, që nga data 23 Mars u përgatiten të rifillojnë udhëtimet e tyre.

Hena