- 05 - 06 - 2023
Pothuajse një vit pas mbylljes së kufijve, Bashkimi Evropian ka rënë dakord të lejojë hyrjen e udhëtarëve të vaksinuar nga vendet me norma të ulëta infeksioni. Masa e shumë pritur u konfirmua të Mërkurën, ndërsa BE publikoi rekomandimet për heqjen e kufizimeve të udhëtimit në bllok. Një listë e miratuar e destinacioneve "të sigurta" pritet të nënshkruhet këtë javë, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim se kur do të zbatohen këto ndryshime.
Është menduar se shtetet anëtare individuale do të kenë vendimin përfundimtar për masat, që duhet të vendosin, çka do të thotë se disa mund të zgjedhin ende të mbajnë masat e karantinës, ndërsa të tjerët mund të kërkojnë teste negative PCR dhe/ose prova të vaksinimit. Zyrtarët janë optimistë se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në muajin qershor duke siguruar një nxitje shumë të nevojshme për industrinë e turizmit, ndërsa fillon stina e verës. Sidoqoftë, planet lejojnë një "frenim emergjence" në rast se normat e infeksionit rriten përsëri.
Propozimet u publikuan për herë të parë nga Bashkimi Evropian në fillim të këtij muaji, pasi anëtari i bllokut Greqia njoftoi se do të mirëpresë udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar plotësisht ose të testuar nga Covid-19. Në mënyrë që të lejohej hyrja, udhëtarët do të duhet të ishin vaksinuar me vaksina të miratuara nga BE të paktën dy javë para udhëtimit të tyre. Kufizimet për hyrjen në Greqi u lehtësuan zyrtarisht më 14 maj duke lejuar udhëtarët e vaksinuar ose ata me një rezultat negativ nga një test PCR Covid-19 të kryer brenda 72 orëve para mbërritjes.