Pritet një takim mes Biden dhe Mbretëreshës Elizabeth II

Shtëpia e Bardhë po finalizon planet që Presidenti Joe Biden të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II gjatë udhëtimit të parë jashtë vendit muajin tjetër, njoftuan burime zyrtare të mërkurën. Ky takim ballë për ballë, gjatë së cilit Biden do të jetë bashkë me zonjën e parë Jill Biden, pritet të zhvillohet përpara se Presidenti të largohet nga Britania e Madhe pas samitit të Grupit të 7 dhe të udhëtojë drejt Brukselit për një takim të NATO-s më 14 qershor. Ai ka në plan të zhvillojë një takim me Presidentin rus Vladimir Putin më 16 qershor, në Zvicër.

Takim

Shtëpia e Bardhë dhe Pallati Buckingham janë duke përfunduar detajet të Mërkurën”, theksuan burimet zyrtare, me një njoftim, që pritet në ditët në vijim. Takimi me Biden do ta bënte atë presidentin e 13-të amerikan me të cilin është takuar Mbretëresha. Takimi mes dy aleatëve të ngushtë do të zhvillohet gjatë udhëtimit të parë të Biden jashtë që prej marrjes së detyrës në janar.

Takim

Pandemia e koronavirusit ka ndaluar shumë udhëtime ndërkombëtare pasi ishin vendosur kufizime për të ndaluar përhapjen e virusit. Në fillim të këtij viti, çifti Biden i dërguan ngushëllime Mbretëreshës, Familjes Mbretërore dhe Britanisë së Madhe, pasi bashkëshorti i saj, Princi Philip u nda nga jeta. Ai vdiq në moshën 99 vjeç në prill.