SHBA: Të paktën dy të vdekur dhe 21 të plagosur në Florida nga të shtënat me armë zjarri

Policia e Miamit ka publikuar ​​një video, ku shfaqen tre të dyshuar të maskuar për të cilët ata theksuan se hapën zjarr ndaj një turme jashtë një koncerti, në jug të Floridas, ditën e Dielë duke shkaktuar dy të vdekur dhe 21 të plagosur. “Të shtënat erdhën nga një rivalitet i vazhdueshëm mes dy grupeve të ndryshme”, deklaroi Majori i Byrosë së Vrasjeve të Miamit. “Objektivi mendohet të ketë qenë një person i pranishëm në koncert, kur filluan të shtënat”, u shpreh ai.

SHBA

“Pak pas mesnatës të së Dielës, një automjet Nissan i bardhë u drejtua për në Sallën e koncerteve”, deklaroi drejtori i policisë Alfredo Ramirez. “Tre persona të armatosur dolën nga automjeti dhe filluan të qëllonin pa dallim drejt turmës", theksoi Ramirez. “Rezultati përfundimtar ishte një skenë e gjerë krimi me dy të vdekur dhe 21 të plagosur duke përfshirë tre persona me lëndime kritike”, sipas një deklarate të policisë.

Automjet

Videoja e publikuar nga policia tregon se automjeti i bardhë u ndal në një rrugicë pranë vendit të ngjarjes. Tre persona të armatosur, të gjithë të veshur me të zeza, të maskuar teksa dalin nga automjeti. Më pak se 10 sekonda më vonë, videoja tregon se ata kthehen përsëri ndërsa drejtuesi i automjetit largohet me shpejtësi. Ramirez u shpreh se të shtënat "definitivisht nuk ishin të rastësishme".