Covid-19: Mbërrijnë mbi 40,000 vaksina AstraZeneca në Shqipëri përmes COVAX

Kanë mbërritur 40,800 doza të tjera AstraZeneca të Mërkurën pasdite, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit përmes programit COVAX, njoftoi Kryeministri Edi Rama. Sipas Kreut të Qeverisë, autoritetet janë të vendosura të vaksinojnë shtetasit shqiptarë dhe të përmbushin kështu planin kombëtar të vaksinimit, sipas skemës së kontratave të siguruara të dozave. “Aeroporti Nënë Tereza', 40,800 vaksina AstraZeneca pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, përmes instrumentit COVAX sapo mbërriti në Tiranë", deklaroi Edi Rama. "Me 899,550 vaksina kundër Covid-19 kanë mbërritur deri më tani në Shqipëri. Sasi të tjera vaksinash pritet të vijnë sipas kalendarit të kontratave, që kemi siguruar. Jemi të vendosur të plotësojmë planin kombëtar të vaksinimit për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të secilit qytetar”, theksoi Kryeministri.

Astra

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një rekord të rasteve të ulëta të Covid-19, që prej muajsh më parë. Rreth 123 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të kuruarve në 129,431, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve, që të mos lënë pas dore asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë mjekun e familjes.