Kryeministri Edi Rama në vizitë pune në Turqi

Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar të Mërkurën se do të zhvillojë një vizitë pune 2-ditore në Ankara, Turqi. Në rrjetet sociale, Kreu i Qeverisë zbuloi se po zhvillon këtë vizitë në Ankara për të rritur bashkëpunimin dypalësh mes ministrive për ecurinë e projekteve të përbashkëta dhe kontakteve të organizuara me investitorë në fusha të ndryshme si teknologjia dhe turizmi. "Ankara, vizitë dy-ditore për ecurinë e projekteve dypalëshe të bashkëpunimit mes ministrive dhe kontakte të organizuara me investitorë në teknologji dixhitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport", deklaroi Kryeministri Edi Rama.  Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Kryeministri Rama pritet të takohet me presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdogan

Rama

Vizita e fundit e Kryeministrit Edi Rama në Ankara ishte në muajin janar, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri dhe delegacioni shqiptar u pritën me ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial nga presidenti Erdogan. Kryeministri Rama u shpreh se do të hapej një kapitull i ri bashkëpunimi. U trajtuan hapat për zhvillimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë. Në takime u shkëmbyen gjithashtu mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.