Covid-19: Franca do të heqë kërkesat e testimit për turistët e vaksinuar nga disa vende

Franca po vihet në dispozicion si një destinacion për turistët ndërkombëtarë, të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit. Qeveria njoftoi se po heq nevojën për analiza të koronavirusit për evropianët e vaksinuar dhe gjithashtu lejon që turistët e vaksinuar nga pjesa tjetër e botës, përfshirë SHBA-në të vizitojnë me kusht, që të kenë një test negativ. Rregullat e vendosura do të fillojnë të zbatohen nga dita e Mërkurë.

Franca

Turizmi nuk do të jetë i mundur, nga vendet me rritje të virusit dhe variante të përhapura. Kjo "listë e kuqe" për momentin përfshin 16 vende duke përfshirë Indinë, Afrikën e Jugut dhe Brazilin. Jashtë Evropës, shumica e pjesës tjetër të botës klasifikohet si "portokalli" në rregulloren e re të udhëtimit të publikuar sot. Vizitorët e vaksinuar nga vendet "portokalli" duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe nuk do të kenë më nevojë të bëjnë karantinë gjatë mbërritjes dhe nuk do të duhet më të justifikojnë arsyet e udhëtimit të tyre në Francë.

Franca

Sidoqoftë do të kërkohet një test negativ PCR të kryer brenda 72 orësh ose një test antigjenik negativ jo më shumë se 48 orë. Fëmijët e pavaksinuar do të lejohen të hyjnë me të rriturit e vaksinuar. Vizitorët evropianë dhe ata nga shtatë vende të klasifikuara si "të gjelbërta", Australia, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re dhe Singapori nuk do të kenë më nevojë t'i nënshtrohen testimit nëse vaksinohen.