Ndeshja e boksit Mayweather-Paul përfundon me barazim

Në një ndeshje, që nuk kishte asnjë fitues apo dështues, Floyd Mayweather i përjetoi të dyja. Ndërkohë, Logan Paul, i cili definitivisht ‘humbi’ ndeshjen me tetë raunde do të pretendojë fitoren. Mayweather largohet duke ditur se tifozët e boksit kërkonin më tepër. Mayweather konsiderohet një nga legjendat e boksit duke fituar të gjitha 50 ndeshjet profesionale në karrierën e tij. Boksieri 44-vjeçar ka fituar mbi një miliardë dollarë duke rrezikuar shëndetin dhe pasurinë e tij duke u dhënë tifozëve atë që ata në të vërtetë dëshironin gjatë gjithë karrierës. 

Boks

“Besoj në të punuarit me zgjuarsi, jo me dhunë”, deklaroi ai. E megjithatë duke përjashtuar disa goditje, mospërputhja e peshës së trupit dhe qëndrueshmëria befasuese e Paulit nënkuptonin se për Mayweather nuk ishte e lehtë. Gjatë 30 sekondave të fundit, Paul ishte gati të pretendonte fitoren.  Mayweather, i cili dukej sikur sapo kishte mbaruar një seancë gjysmë intensive u shpreh se ishte "argëtuar". Mayweather falënderoi tifozët e tij dhe kujtoi çka me të vërtetë duhet të prisnim. "Ju duhet ta kuptoni, unë nuk jam më 21 vjeç", deklaroi ai.