Tiranë: Një i plagosur pas një përplasje masive mes automjetesh

Një përplasje masive mes automjetesh ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në Tiranë, në mbikalimin e Saukut. Policia ka raportuar se pesë mjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë një grua 28-vjeçare me inicialet I.D. mbeti e plagosur.

Perplasje

Bazuar në raportet nga vendi i ngjarjes, në aksident u përfshinë një kamion, një SUV Range Rover dhe tre automjete të vogla. Për fat të mirë, kryesisht kishte dëme materiale dhe e plagosura nuk rrezikon humbjen e jetës. Ndërkohë, ekipi hetimor ka qenë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“Në mbikalimin e Saukut, 5 automjete u përfshinë në përplasje. Si rezultat një nga drejtuesit u plagos shtetësja me inicialet I.D, rreth 28 vjeç u dërgua në spital. Ajo është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.