BE: Vendimi për të mbajtur gazetarët larg Kuvendit jo sipas udhëzimeve evropiane

Bashkimi EvropianShqipëri ka reaguar të Mërkurën lidhur me vendimin e fundit të Parlamentit për të mbajtur larg gazetarët nga sallat e Komisioneve Parlamentare. Në një deklaratë të shkurtër BE thekson:

“Dëgjimet publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën gjatë seancave Plenare dhe komisioneve të tij janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst përsëri në 2014", shkruhet në deklaratën e delegacionit të BE-së.

BE

Parlamenti i Shqipërisë votoi të Mërkurën raportin përfundimtar të Komisionit hetimor, që kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama theksoi këtë të Mërkurë se Parlamenti duhet të shkarkojë Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili sipas tij ka shkelur Kushtetutën. Për Kryeministrin Rama, Ilir Meta ka humbur plotësisht dhe perfundimisht të gjitha shanset, që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t'u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore dhe që Shqipëria nuk mund të mbështesë më Ilir Metën.

Ilir Meta

Mësohet se 104 deputetë votuan pro, ndërsa 7 votuan kundër dhe vetëm dy abstenuan. Tani e tutje fati i Presidentit shqiptar është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, institucioni, që ka vendimin përfundimtar. Ilir Meta është i vetmi president në historinë e Shqipërisë i shkarkuar nga Parlamenti.