Fillon samiti i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Në këtë samit marrin pjesë Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim si dhe liderët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Kryeministri Edi Rama hapi këtë të Enjte samitin e Liderëve të Ballkanit PerëndimorTiranë. Rama u shpreh se pjesëmarrja e liderëve të Ballkanit në këtë samit është shenjë e qartë e zbatimit të planit të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal. Kryeministri Rama theksoi se ky samit është një instrument kryesor, që do të ndihmojë ekonominë të rimëkëmbet pas pandemisë për të ecur drejt rritjes së qëndrueshme.

Samiti

“Fillojmë seancën e punës. Faleminderit për pranimin e ftesës në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur t'ju mirëpres. Pjesëmarrja juaj është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal”, deklaroi Edi Rama.

Rama

“Jam shumë mirënjohës për Komisionerin e BE-së, i cili nisi dhe promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç, që do të na ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike në një kohë post-pandemike dhe të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë tranzicionin e gjelbër dhe dixhital", theksoi Rama. Pas hapjes së samitit, takimi vazhdoi me fjalimin e Komisionerit Evropian pa praninë e kamerave.