Tiranë: Një automjet përplas një grua shtatzënë

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko”, në zonën e Porcelanit në Tiranë, ku një grua shtatzënë duke ecur në trotuar u përplas nga një automjet, që kishte humbur kontrollin. Sipas Policisë, 19-vjeçari me inicialet J.B., ndërsa po drejtonte automjetin tip “Benz”, doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar, ku u përplas me këmbësoren dhe më pas u përplas me një pemë. Pas përplasjes, gruaja shtatzënë, rreth 30 vjeç u transportua urgjentisht në Spitalin e Traumës.

Aksident

Ndërkohë, është konfirmuar se përplasja ishte e fortë, ndërsa gjaku i kalimtares së plagosur mund të shihet në vendin e ngjarjes. “Pas aksidentit të rëndë, drejtuesi me inicialet J.B., 19 vjeç është arrestuar”, njoftoi policia. Ai u dërgua në ambientet e stacionit policor nr 4 për veprime të mëtejshme hetimore, sipas zbatimit të ligjit. Hetuesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e përplasjes.

Aksident

“Rreth orës 19:15, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, automjeti i drejtuar nga J.B., 19 vjeç, përplasi një këmbësore rreth 30 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr 4 për veprime të mëtejshme hetimore. Ekipi i hetimit ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi policia.