Durrës: Arrestohen katër persona për vjedhje të transformatorit të energjisë

Katër persona janë arrestuar në flagrancë. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim këtë të Martë. Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një transformator elektrik. Zyra e shtypit të policisë informoi se shtetasit Ismail Nure, Ardjan Halil, Dashamir Troci, Lulzim Vrapi, 31 vjeç, 30 vjeç, 36 vjeç u arrestuan. Ndërsa shtetasi Luan Salliu, 54 vjeç u shpall në kërkim.

Policia

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Romanat, Durrës u gjetën dhe u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Ata ishin duke vjedhur një transformator elektrik”, njoftoi policia. Si provë materiale, u sekuestrua transformatori, pajisjet e përdorura për çmontimin e tij dhe mjetet me të cilat do të transportohej. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës puna vazhdon të dokumentojë dhe zbulojë disa vjedhje në të cilat këta shtetas mund të jenë të përfshirë. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim.