Covid-19: Regjistrohen shtatë raste të reja në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga virusi Covid-19Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të Martë se gjatë 24 orëve, 7 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 4 të infektuar kanë fituar betejën me koronavirusin. Lidhur me situatën në Spitalin Covid, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 pacientë janë duke marrë trajtim të specializuar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive.

Covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2907 teste nga të cilat shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë në këto qytete: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë”, theksoi Ministria.

“Aktualisht ka 55 pacientë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, 3 pacientë janë duke marrë trajtim të specializuar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbje jete nga Sars-Cov2 pozitiv”, sipas deklaratës.