Një zjarr masiv përfshin pyllin në Lushnjë

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e Lushnjes, pasditen e kësaj të marte. Flakët kanë përfshirë një ngastër me ullishte, në kodrat e Vainit. Janë djegur disa hektarë tokë. Mësohet se flakët po vazhdojnë të përhapen me shpejtësi. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Përveç erës, terreni tepër i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrëfikësve për të lokalizuar zjarrin.

Zjarr

Stina e nxehtë e verës mbart gjithnjë me vete edhe rrezikun e zjarreve masive, që ndodhin në pyjet e Shqipërisë. Zjarret massive janë edhe burim i jashtëzakonshëm ndotjeje ambjentale duke u shndërruar në faktor pengues për zhvillimin. Zjarret në këto zona shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme gjatë sezonit të verës.

Etiketim

Pyll Zjarr Lushnjë