Takim i Ambasadorit Luigi Soreca me Lulzim Bashën

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe ambasadorë të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian zhvilluan një takim, këtë të Mërkurë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lajmi u bë i ditur nga vetë Ambasadori Soreca, i cili theksoi se ata patën një diskutim të gjatë me Bashën duke u përqëndruar në situatën aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 Prillit, integrimin e Shqipërisë në BE dhe Reformën në Drejtësi.

Basha

“Diskutim i gjatë sot mes Ambasadorit të BE-së në Tiranë dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, media dhe Reformën në Drejtësi”, theksoi Ambasadori Soreca.

Takimi i fundit i Ambasadorit Evropian, Luigi Soreca me Lulzim Bashën ishte në muajin qershor, në selinë blu, pasi ky i fundit u rizgjodh si Kryetar i Partisë Demokratike. Gjatë takimit të dy zyrtarët biseduan për situatën aktuale politike dhe hapat e ardhshëm në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE. Lulzim Basha u konfirmua në pozicionin drejtues të PD-së me 32882 vota. Kandidati i dytë më i votuar ishte Agron Shehaj me 6038 vota. Basha mori kryesinë e Partisë Demokratike në vitin 2013.

Etiketim

Takim Ambasador Basha