Covid-19: Regjistrohen 8 raste të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku asnjë humbje jete nuk është regjistruar si pasojë e Covid-19, ndërsa 8 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Tani janë 72 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa 5 pacientë janë duke marrë trajtim të specializuar në spital. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos lënë pas dore asnjë shenjë të sëmundjes.

Covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos lënë pas dore asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast dyshimi, kontaktoni mjekun tuaj për kryerjen e testit ose telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare 127”, theksoi institucioni.

“Gjatë 24 orëve të e fundit janë kryer 2980 teste, nga të cilat 8 qytetarë rezultuan pozitivë, në rrethet e mëposhtme: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër. Aktualisht ka 72 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Pesë pacientë janë duke marrë trajtim të specializuar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete si pasojë e Sars-Cov2 pozitiv. Dy qytetarë janë kuruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të kuruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë”, sipas deklaratës.