Covid-19: Shqetësimet për Variantin Delta ndikojnë ndjeshëm në aksionet në Londër dhe Evropë

Shqetësimet, se varianti i Covid-19, Delta i përhapur me shpejtësi do të dëmtojë rimëkëmbjen globale ka ndikuar të Enjten negativisht në aksionet, pasi investitorët shqetësohen se rritja ekonomike mund të ngadalësohet. Shared në Londër ka shënuar një rënie të ndjeshme dhe shkëmbimet e tjera evropiane, pas humbjeve në tregjet e Azi-Paqësorit, pas shqetësimeve se rimëkëmbja ekonomike mund të ketë arritur kulmin si pasojë e pandemisë. Vihen re shenja të një ngadalësimi në Kinë.

Delta

Indeksi FTSE 100 i aksioneve të bluve në Londër ka shënuar një rënie me 120 pikë, ose 1,7% për t'u mbyllur në 7030 pikë, rënia e tij më e madhe një-ditore në tre javë. Stoxx 600 në të gjithë Evropën regjistroi humbjen më të madhe në dy muaj, me një rënie prej 1,8% me indeksin CAC të Francës duke rënë 2% ulja e saj më të thellë, që nga fundi i muajiti Prill. Ibex i Spanjës ra me 2,3%, pasi qeveria franceze paralajmëroi qytetarët ndaj udhëtimeve në Spanjë ose pushimeve në Portugali për shkak të një rritje në rasteve të Covid-19.

Varianti Delta është tashmë lloji dominues i Covid-19 në SHBA duke përbërë më tepër se 50% të të gjitha rasteve të reja. Ekspertët mjekësorë shqetësohen se ky variant më infektues përbën një rrezik serioz për ata amerikanë, të cilët nuk janë të vaksinuar. Çka çon në një rritje të infeksioneve dhe në ngadalësim të rihapjes ekonomike.

Etiketim

Delta Variant Evropë