Suedi: Të paktën nëntë të vdekur pas rrëzimit të një avioni

Nëntë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni, që po transportonte parashutistë, pranë pistës së aeroportit të Orebros,Suedi. “Mjeti fluturues me një pilot në bord, që po transportonte tetë parashutistë u rrëzua në orën lokale 7.23 pasdite, ditën e enjten menjëherë pas ngritjes dhe më pas u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit”, deklaroi Erik Hiding nga policia e Orebro. “Nuk arritëm të shpëtonim asnjë nga viktimat, kur shërbimi i shpëtimit mbërriti në vendin e aksidentit”, u shpreh për mediat shefi i zjarrfikësve Per-Ove Staberyd ditën e Premte.

Sipas bashkëpunëtorit Peter Swaffer nga Bordi i Hetimit të Aksidenteve “avioni kishte probleme, që në fillim të ngritjes në fluturim”. "Kjo ndodhi në një fazë shumë të hershme, që në fillim, kështu që avioni nuk arriti të ngrihej shumë lart", deklaroi ai. Raportet e mediave lokale njoftuan se bëhej fjalë për një avion të tipit DHC-2 Turbo Kastor.

Avion

“Avioni ishte marrë me qera nga klubi i parashutizmit në Orebro”, deklaroi Anna Oscarson, menaxherja e komunikimit të Shoqatës Suedeze të Parashutizmit. "Zakonisht parashutistët hidhen më tepër gjatë fundjavave, por tani ata kishin marrë me qera avionin për t’u hedhur gjatë gjithë javës", theksoi ajo. “Policia ka hapur një hetim mbi rrëzimin dhe nuk mund të konfirmojë shkaqet deri në përfundim”, deklaroi Erik Hiding nga policia e Orebro.

Orebro është një nga qytetet më të mëdha të Suedisë, që ndodhet rreth 125 milje në perëndim të kryeqytetit, Stokholm. Kryeministri suedez Stefan Lofven shprehu ngushëllimet e tij. "Me trishtim dhe tronditje sonte kam marrë informacionin tragjik lidhur me rrëzimin e avionit në Orebro. Jam duke menduar për viktimat, familjet e tyre dhe të afërmit në këtë moment tepër të vështirë. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella", deklaroi ai.