Italia fiton Kampionatin Evropian të futbollit kundër Anglisë

Italia fitoi Kampionatin Evropian të futbollit duke mundur Anglinë 3-2 pas penalltive. Loja e rregullt mbaroi me rezultatin 1-1. Shpresat u shuan për Anglinë për të fituar titullin e parë të madh, që nga Kupa e Botës 1966.

Kampionati

Sapo nisi loja, minuta e dytë, Luke Shaw shënoi për “Luanët”. Në pjesën e dytë të lojës, Italia dominoi. Leonardo Bonucci bëri golin e barazimit në minutën e 67-të. Domenico Berardi, Leonardo Bonucci dhe Federico Bernadeschi shënuan për Italinë nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri Gianluigi Donnarumma ishte heroi për italianët, pasi bëri dy pritje. Pritja e penalltisë ishte një përfundim dramatik për një ditë të vështirë në Stadiumin Wembley.