Krujë: Gjendet eksploziv në banesën e Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore

Lëndë eksplozive ishin vendosur në banesën e Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Voga. Mësohet se bëhej fjalë për tritol. Për fat të mirë nuk shpërtheu, ndërsa ishte vendosur në pjesën e jashtme të banesës së Vogës.  Kjo është hera e dytë, që familja përballet me tritol.  Ndërkohë, nëna e Alfredit në një deklaratë jashtë kamerave u shpreh se “ata nuk kishin konflikt me asnjë”.

Eksploziv

Raportohet se ishte vetë Voga, i cili konstatoi lëndën shpërthyese dhe informoi policinë“Më 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në pjesën e jashtme të banesës, shtetasi A.V. konstatoi një pako të vogël, ku brenda saj dyshohej për eksploziv. Grupi hetimor është në vendngjarje. Aktualisht po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj çështje, identifikimin dhe kapjen e autorit”, theksoi Policia.