Takim online i Presidentit të Këshillit Evropian me Edi Ramën

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se ai kishte zhvilluar bisedime me Kryeministrin Edi Rama. Ai postoi një foto në rrjetet sociale. Në foto shihet gjatë një takimi online me Ramën. Ndërsa shkruan se përgëzoi Kryeministrin për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në rrugëtimin drejt BE-së.

Michel

“Përgëzova Kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ne gjithashtu rishikuam progresin e rëndësishëm, që ka bërë Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së për samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor", theksoi Michel.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet që prej ditës së martë në Greqi, ku zhvilloi një vizitë në Athinë.  Kreu i Qeverisë së Shqipërisë mori pjesë në edicionin e 23-të të "Symi Symposium", në Athinë, të organizuar dhe drejtuar nga ish-Kryeministri Grek Jorgos Papandreu dhe me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohur të politikës, ekonomisë dhe botës akademike ndërkombëtare.