Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina në Kosovë

Këngëtarja e njohur kosovare Fjolla Morina përfundoi nën prangat e Policisë së Kosovës, ditën e hënë, në mëngjes. Nga burime të sigurta mësohet se ajo u arrestua nga Policia e Kosovës, pasi u ndesh me ta në një bar, në lagjen Emshir, në Prishtinë. Fjolla është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi akuzohet për trafik armësh dhe municionesh në Shqipëri.

Fjolla

Kjo vjen si rezultat i arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë zjarri në automjetin e saj, e shoqëruar nga dy pasagjerë meshkuj. Morina u mbajt në arrest shtëpie në Kukës për një muaj. Këngëtarja ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi u arratis nga banesa në Kukës.

Më 20 Janar 2021, policia nuk e gjeti këngëtaren në banesën e Kukësit. Ndërkohë vetëm në Prill të këtij viti Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen e saj në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg këngëtaren për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municionit”.