Gjermani: Konfirmohen vdekjet e dy shqiptarëve për shkak të përmbytjeve

Një shtetas shqiptar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e përmbytjeveGjermani ka konfirmuar ditën e martë Zyra për Informim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë për Radion Evropa e Lirë. Përveç kësaj, një person tjetër, prindëri i të cilit është një shtetas me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë, pasi Gjermania u përfshi nga përmbytjet masive javën e kaluar dhe mbi 160 persona humbën jetën, ndërsa mbi 150 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Permbytje

“Bazuar në të dhënat zyrtare deri më tani një person me shtetësi kosovare ka humbur jetën si dhe një person tjetër, i cili ka një prind me shtetësi nga Kosova. Ndërsa viktima ka shtetësi gjermane”, theksoi Zyra për Informim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Duke parë situatën dhe në shenjë solidariteti me të prekurit kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitoi zonat e përmbytura, ku premtoi ndihmë emergjente për njerëzit. “Do të bëhen të gjitha përpjekjet, në mënyrë që paratë të dorrëzohen shpejt tek njerëzit. Shpresoj se kjo do të realizohet brenda ditësh”, deklaroi Merkel. Në shumë vende të prekura rëndë banorët u mbytën si pasojë e shpejtësisë së rrjedhës së ujit. Luksemburgu dhe Hollanda janë gjithashtu vende të prekura nga përmbytjet.