Tre të plagosur pas një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë

Një aksident ka ndodhur të hënën në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Ura e re”. Dy automjete u përplasën dhe tre persona mbetën të plagosur. Për fat të mirë nuk rrezikojnë të humbin jetën. Sipas policisë, dy drejtues të automjeteve të identifikuar me inicialet R.P., 63 vjeç dhe M.L., 58 vjeç si dhe një pasagjer janë dërguar në spital dhe po marrin kujdesin mjekësor.

Aksident

Pas ngjarjes, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. “Në vendin e quajtur ‘Ura e re’, në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, dy automjete janë përplasur. Si pasojë, dy drejtuesit e mjetit RP, 63 vjeç, M.L., 58 vjeç dhe një pasagjer janë plagosur. Ata gjenden jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi policia.