Afganistan: Largohen avionët e fundit ushtarakë amerikanë 

Avionët e fundit ushtarakë amerikanë janë larguar nga Afganistani, u shpreh komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali Frank McKenzie ditën e hënë, në Pentagon. Largimi i SHBA-së shënon fundin e një dalje të rëndë, kaotike dhe të përgjakshme nga lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ndodhem këtu për të njoftuar përfundimin e tërheqjes sonë nga Afganistani dhe përfundimin e misionit ushtarak për të evakuuar qytetarët amerikanë, shtetasit e vendeve të treta dhe afganët e cenueshëm”, deklaroi McKenzie.

Avion

C-17 e fundit u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, më 30 gusht, këtë pasdite, në orën lokale 3:29”, theksoi ai. Largimi shënon herën e parë në rreth dy dekada që SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë trupa në terrenin e Afganistanit dhe pas 2 trilionë dollarësh shpenzime dhe rreth 2,000 trupa amerikane të vrarë në aksion. Duke mos mbetur asnjë diplomat amerikan në vend, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u shpreh se ata prisnin që Ambasada AmerikaneKabul të pezullonte operacionet pas përfundimit të tërheqjes së ushtrisë, por theksoi se “kjo nuk do të thotë që ne po pezullojmë çdo angazhim ndaj qytetarëve amerikanë në Afganistan, për afganët në rrezik, për popullin afgan”.

“Më tepër se 122,000 persona janë transportuar me avionë nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, që nga muaji korrik”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby duke përfshirë 5,400 amerikanë. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u shpreh se departamenti beson se ka më pak se 250 qytetarë amerikanë aktualisht në Afganistan, të cilët mund të dëshirojnë të largohen. “Besojmë se ka ende një numër të vogël të mbetur dhe po përpiqemi të përcaktojmë saktësisht se sa”, theksoi ai.