Itali: Zjarr në një ndërtesë në Milano

Zjarribllokun e apartamenteve Torre del Moro, një ndërtesë banimi 18-katëshe, në Milano shpërtheu në katin e 15-të dhe së më pas u ngrit deri në majë të ndërtesës, para se të zbriste poshtë, raportoi gazeta italiane Corriere della Sera. “Shkaqet e zjarrit janë ende duke u hetuar”, deklaroi kryebashkiaku i Milanos Beppe Sala. “Çka u bë e qartë që në fillim është se veshja e jashtme e ndërtesës u ndez nga flakët shumë shpejt”, theksoi ai.

Ndertese

Raportohet se zjarri është përhapur përmes veshjes së ndërtesës. “Ndërtesa 60 metra e lartë ishte e veshur me materiale, që përfshinin alumin dhe polistiren”, njoftoi Corriere della Sera. Zjarri, që shpërtheu më 29 gusht rreth orës 17:30 lokale duke përfshirë veshjen e jashtme të ndërtesës, që u dogj dhe ra në rrugë.

Pavarësisht shpejtësisë së zjarrit, të gjithë banorët, të cilët ishin në banesat e tyre, kur filloi zjarri u evakuuan në mënyrë të sigurtë. “Kur arritëm, zjarri kishte një rrjedhë normale, domethënë nga kati i 15-të e lart”, u shpreh një zjarrfikës për Corriere della Sera. “Kur ekipi i parë hyri brenda, kulla u përfshi menjëherë nga flakët”, shtoi ai.

Etiketim

Zjarr Itali Milano