Aktorja e njohur në zi njofton ndarjen nga jeta të nipit të saj 11 muajsh

Një lajm i hidhur ka ardhur nga aktorja e famshme, Sharon Stone. Ajo njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur papritur nipin e saj, River Stone, i cili ishte vetëm 11-muajsh. Aktorja 63-vjeçare u shpreh se djali i vogël humbi jetën si pasojë e dështimit të organeve.

Aktorja hollivudiane ndau një video prekëse për nder të vogëlushit, i cili do të mbushte 1 vjeç në shtator. “River William Stone 8 Shtator 2020 - 30 Gusht 2021”, shkroi ajo krahas videos, që shoqëronte këngën “Tears In Heaven”. Sharon Stone theksoi se nipi i saj, River 11-muajsh u gjet pa ndjenja me “dështim të plotë të organeve” në shtratin e tij.

Nipi

Aktorja u kishte kërkuar fansave përmes Instagramit të luteshin për Riverin, i cili në atë kohë luftonte për jetën e tij në koma. “Nipi im River Stone u gjet sot në shtratin e tij me dështim të plotë të organeve. Ju lutemi lutuni për të. Ne kemi nevojë për një mrekulli”, deklaroi Stone, së bashku me një fotografi të fëmijës së shtruar në spital të lidhur me pajisje të shumta mjekësore. River, i lindur më 8 shtator 2020 ishte më i vogli nga tre fëmijët e vëllait të yllit, Patrickut dhe bashkëshortes së tij, Tasha.

Etiketim

Aktore vdekje njoftim