Covid-19: Mbi 1 mijë raste në Shqipëri

Një rritje e paprecedentë e rasteve të përditshme të koronavirusit u vërejt këtë të martë në Shqipëri, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmoi se 1054 persona kishin rezultuar pozitivë me patogjenin gjatë 24 orëve të fundit. Pjesë e zhvillimit negativ ishte edhe numri i vdekjeve për shkak të SARS-CoV-2. Sipas zyrës më të lartë të Shëndetësisë në Shqipëri kanë humbur jetën një shtetas 78-vjeçar nga Kavaja, një shtetas 79-vjeçar nga Tirana dhe një shtetas 87-vjeçar nga Vlora.

Covid

Pas 7256 ekzaminimeve, Tirana doli përsëri zona më e prekur nga virusi me 303 infeksione, e ndjekur nga Shkodra me 157 raste të reja dhe Durrësi me 60 raste të reja. “Janë kryer 7,256 teste nga të cilat rezultuan pozitive me Covid-19 1054 qytetarë”, theksoi Ministria. Për momentin, numri i të sëmurëve aktivë me virus ka arritur në 10,088 në të gjithë vendin, ndërsa 96 pacientë po trajtohen në Spitalin Infektiv, 18 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Në një anë më positive 496 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801, që nga fillimi i epidemisë.

Duke marrë parasysh zhvillimin negativ të situatës së pandemisë, Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur, për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre dhe për të ndaluar përhapjen e virusit të rrezikshëm. “Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCovid zvogëlojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin shumë shtrimin në spital dhe vdekjet. Nëse dyshoni se mund të jeni prekur nga Covid-19 ose keni ndonjë shenjë sëmundjeje, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj për testim ose telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare në numrin unik 127”, theksoi departamenti i Shëndetësisë.