ABBA do të publikojë albumin e parë pas 40 vjetësh

ABBA ka njoftuar albumin e tyre të parë në studio pas 40 vjetësh. Ai do të quhet “Voyage” dhe është planifikuar të publikohet më 5 nëntor. Grupi gjithashtu njoftoi një sërë koncertesh virtuale, ku avatarë të grupit do të performojnë në Parkun Olimpik të Londrës duke filluar në muajin maj të vitit të ardhshëm.

ABBA

Do të zhvillohen shfaqje gjashtë netë në javë, me anëtarët e grupit ABBA, të cilët do të performojnë në formë dixhitale. Një grup live prej 10 anëtarësh do të luajë drejtpërdrejt. Koncepti i “Abba-tars”, sipas një raporti nga The Guardian, u shfaq për herë të parë në vitin 2016 dhe u krijua nga kompania e efekteve vizuale Industrial Light and Magic, e themeluar nga krijuesi i “Star Wars” George Lucas.

Këngëtarët e “Mamma Mia”-s dhe “Waterloo” po punonin në një skenë, kur vendosën të ktheheshin në studio. Ata ishin ndarë në vitin 1982. Në muajin gusht, grupi kishte hapur një faqe ABBA Voyage duke inkurajuar fansat të regjistroheshin për informacione të brendshme. Albumi i ri përmban 10 këngë dhe u njoftua gjatë një konference shtypi, që grupi mbajti ditën e enjte.

Etiketim

ABBA album publikim