Zbulohet fosili i një krijese të pazakontë 500 milionë vjeçar

Gjysmë miliard vjet më parë, oqeanet ishin mbushur me jetë, që dukej më tepër si aliene sesa kafshët detare, që njohim sot. Studiuesit kanë zbuluar fosilin e një krijese të pazakontë, që ka të ngjarë të ishte një gjigant në krahasim me jetën e vogël të oqeanit 500 milionë vjet më parë. Radiodontët, një grup artropodësh primitivë ishin të përhapur pas ngjarjes së shpërthimit Cambrian 541 milionë vjet më parë, një kohë kur një mori organizmash u shfaq papritur në Tokë, bazuar në të dhënat fosile.

Fosili i sapo zbuluar i përkiste Titanokorys gainesi, një radiodont, që arriti gjysmë metër në gjatësi, që ishte i madh, në krahasim me krijesat e tjera të oqeanit, që ishin në madhësinë e një gishti. Fosili u gjet në shkëmbinjtë Cambrian nga Parku Kombëtar Kootenay, i vendosur në Shkëmbinjtë Kanadezë. Një studim i botuar të mërkurën në revistën Royal Society Open Science detajon fosilin.

“Madhësia e kësaj kafshe është absolutisht befasuese, kjo është një nga kafshët më të mëdha nga periudha Kambriane e gjetur ndonjëherë”, deklaroi autori i studimit Jean-Bernard Caron, Kuratori i Muzeut Ontario Richard M. Ivey i Paeontologjisë Invertebrore. Kishte sy të shumanshëm, një gojë në formën e një ananasi me dhëmbë dhe kthetra me gjemba për të kapur prenë. Titanokorys kishte një mbulesë mbrojtëse, si guaska e një gaforre ose breshkës.

Etiketim

Zbulim fosil krijesë