Maqedoni e Veriut: Të paktën 14 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në spitalin Covid-19

Një shpërthim i shkaktuar nga një zjarr në një spital Covid-19 ka shkaktuar 14 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, u shpreh një zëdhënës i qeverisë ditën e enjte. Mediat lokale shfaqën imazhe të një zjarri të madh në spital në qytetin e Tetovës, ndërsa zjarrfikësit dolën në vendin e ngjarjes ditën e mërkurë. Zjarri u shua pas disa orësh.

Gjithsej 26 pacientë ishin brenda qendrës në kohën e incidentit. “Dymbëdhjetë pacientë tani janë në spital dhe jashtë rrezikut”, theksoi Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë. “Qeveria e quajti aksidentin një ‘tragjedi të madhe’ dhe shprehu ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, sipas deklaratës të publikuar të mërkurën në mbrëmje.

Qeveria ka planifikuar një seancë urgjente dhe të jashtëzakonshme ditën e enjte lidhur me tragjedinë. Vendi prej 2 milionë banorë raportoi 701 infeksione të reja me koronavirus dhe 24 vdekje gjatë 24 orëve të fundit. Qyteti i Tetovës, i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë ka një nga rastet më të larta të koronavirusit në vend.