Liban: Miliarderi Najib Mikati emërohet Kryeministri i ri i vendit

Një qeveri e re është formuar në Libanin e goditur nga kriza, që filloi menjëherë pas shpërthimit të portit të Bejrutit në gusht të vitit 2020. Kryeministri Najib Mikati, një miliarder ka shërbyer tashmë dy herë si kryeministër. “Mikati vizitoi Presidentin libanez Michel Aoun në Pallatin Presidencial Baabda, ku nënshkroi një dekret për formimin e qeverisë së re në prani të kryetarit të parlamentit Nabih Berri”, njoftoi Presidenca libaneze.

Duke iu drejtuar kombit pas takimit, Mikati u shpreh se do të përpiqej të “ndalonte kolapsin e vendit”. “Situata është e vështirë, është shumë e vështirë”, deklaroi Mikati. “Megjithatë nuk është e pamundur nëse bashkohemi ... përparësia jonë është të qetësojmë vuajtjet e popullit libanez”, theksoi ai duke shtuar: “Unë nuk do të kursej asnjë mundësi për të hapur dyert me botën arabe. Sot Libani ka nevojë për botën arabe”.

Qeveria e re përfshin George Qiradhi, i cili më parë prezantonte shfaqjen televizive të njohur, “Kush do të bëhet milioner” dhe një ministër të diskutueshëm të financave Yousuf Khalil. Khalil ishte drejtor i operacioneve financiare në Bankën Qendrore të Libanit dhe arkitekt i një programi financiar, që kërkonte të tërhiqte depozita duke ofruar norma të larta interesi.