Vizitë e Presidentes së Komisionit Evropian në Shqipëri më 28 Shtator

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor para fundit të këtij muaji, në mënyrë që të dërgojë një sinjal të fortë të angazhimeve të BE-së në procesin e pranimit. Në shtator të çdo viti, Kreu i Komisionit Evropian mban fjalimin e Parlamentit Evropian për gjendjen e BE-së. U morën në konsideratë arritjet e vitit të kaluar dhe u paraqitën përparësitë për vitin në vazhdim.

“Në një botë më të kontestuar, mbrojtja e interesit tona nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e vetvetes. Ka të bëjë edhe me krijimin e partneriteteve të forta dhe të besueshme. Kjo nuk është luks. Është thelbësore për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin tonë në të ardhmen. Dhe kjo punë fillon duke thelluar partneritetin tonë me aleatët tanë më të afërt”, deklaroi Ursula von der Leyen.

Ajo u shpreh se BE-ja do të zhvillojë agjendën e re për ndryshim global me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku. Dhe sigurisht e njëjta gjë vlen edhe për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor. Para fundit të këtij muaji do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e anëtarësimit. Ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve, të cilët besojnë në të ardhmen e Evropës”, theksoi von der Leyen.