- 31 - 01 - 2023
Shkencëtarët kanë zbuluar fosilin e një zogu, që ka jetuar 120 milionë vjet më parë dhe ka patur një bisht me pendë jashtëzakonisht të gjatë. Këto pendë të ndezura ndoshta nuk e ndihmuan zogun të arrijë fluturimin aerodinamik. Fosili u zbulua në Jehol Biota, një ekosistem, që daton 133 deri në 120 milionë vjet më parë, në verilindje të Kinës dhe depozitat atje kanë qenë një thesar i zbulimeve fosile duke përfshirë shembuj të shpendëve të lashtë.
Studiuesit e quajtën specien Yuanchuavis sipas Yuanchu, një zog mitologjik kinez. Zogu ka të ngjarë të krahasohet në madhësi me një jay blu modern. Sidoqoftë, bishti i tij arriti më tepër se 150% të gjatësisë së trupit të tij.
“Nuk e kemi parë kurrë më parë këtë kombinim të llojeve të ndryshme të pendëve të bishtit në një fosil zogu”, deklaroi Jingmai O'Connor, autor i studimit dhe një paleontolog në Muzeun Field në Çikago. “Pendët e gjata u dominuan nga shtylla kurrizore qendrore, e quajtur rachis. Kombinimi i bishtit me dy pendë të gjata quhet pintail, ne e shohim atë në disa zogj modernë”, theksoi ai.