Zgjedhjet në Gjermani : Si do të duket jeta pas Merkelit

Gjermanët do të paraqiten në qendrat e votimit për të votuar në zgjedhjet federale të paparashikueshme ditën e dielë, por për herë të parë në rreth dy dekada, liderja e tyre e vjetër nuk do të jetë në garë. Kancelarja Angela Merkel ka qenë një simbol i stabilitetit në Evropë, që kur mori detyrën në vitin 2005. Shtylla kryesore ka përballuar një valë populizmi, një krizë financiare, një pandemi dhe Brexit për të krijuar një trashëgimi mbresëlënëse si udhëheqësja femër më e suksesshme në botë.

Por Merkel, 67 vjeç pritet të japë dorëheqjen, pasi rrezultatet e votimit të së dielës do të bëhen të qarta, një veprim, që ka shkaktuar një ndjenjë pasigurie gjatë zgjedhjeve të fundjavës. Krahasuar me votimet e mëparshme në vitet 2017 dhe 2013 do të ketë “shumë më tepër shanse për një ndryshim të konsiderueshëm në politikën gjermane pas zgjedhjeve”, sipas Pepijn Bergsen, një studiues, i cili monitoron vendin për institutin ndërkombëtar të të dhënave Chatham House. Gara për t'u bërë pasardhës i Merkel është e ngushtë dhe fituesi përfundimtar mund të mos bëhet i ditur për ditë ose javë me rradhë pas mbylljes së qëndrave të votimit.

Por për herë të parë në një brez, gjermanët do të vendosin se si do të duket Gjermania post-Merkel. Kujtdo që t'i drejtohen do të përballet me një katalog sfidash, brenda dhe jashtë vendit. Largimi i Merkelit nga vijat e para të politikës globale ka ardhur prej kohësh. Ajo fillimisht njoftoi në vitin 2018 se nuk do të kërkonte rizgjedhje në fund të mandatit të saj, pas një serie dështimesh në zgjedhjet rajonale.