FIFA përgatit dënimin për Shqipërinë pas ndeshjes me Poloninë

FIFA po analizon ngjarjen pas sjelles së pafalshme të tifozave kuqezinj. Po kështu do të dënohet dhe Hungaria pas shqetësimeve të tifozave të huaj dhe sjelljes së tyre. Hungaria barazoi me Anglinë 1-1. Në stadiumin e Londrës, tifozët hungarez luftuan kundra policisë pasi njëri prej tifozave dyshohej për sulm rracist të futbollistëve.

Një tjetër ndeshje që u zhvillua në Tiranë, është ndaluar për rreth 20 minuta pasi futbollisti i Polonisë, Karol Swiderski, është goditur me shishe nga tifozat kuqezinj. Kjo ndodhi në minutën e 77 dhe Polonia bashkë me Shqipërinë u rikthyen në ndeshje, por kjo nuk e ka ndryshuar rezultatin e ndeshjes, pasi ndeshja përfundoi në fitore të Polonisë.

FIFA është duke gjykuar dënimin që meriton Shqipëria pas hedhjes së shishes dhe prandaj edhe ndeshja u pezullua për ato 20 minuta. FIFA është totalisht kundra sjelljeve të Hungarisë dhe Shqipërisë. Drejtuesit e FIFA-s kanë përmendur që nuk do të tolerojnë sjellje barbare të tifozave dhe dënimi do të jetë maksimal si në rastin e Hungarisë ashtu edhe Shqipërise.