- 31 - 01 - 2023
Microsoft ka lançuar versionin e ri të Windows 11, por mesa duket kjo ka shkaktuar ulje të performancës së të gjithë proçesorave që përmbajnë L3 cache. Kjo si pasojë e vonesave të thirrjeve që ndodhin nga bërthama tëk cache-ja e proçesorit.
Pas testeve të tërthorta, ka rezultuar se edhe proçesorët të modeleve të fundit, janë prekur nga ky ngaladësim. Proçesorët e AMD, përfshirë dhe modelin më të fuqishëm Ryzen 5900x, kanë pësuar ngadalësim në proçesimin e informacionit.
Momentalisht sugjerohet të mos kaloni kompjuterin tuaj në versionin e fundit të Windows 11 dhe të prisni derisa të vijë një version më i ri që thuhet se do rregullojë të gjitha problemet lidhur me performancën e proçesorëve.