E rëndë në Qerret, vdesin 4 turistë rusë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Qerret ku vdesin 4 turistë rus brenda në sauma të hotelit. Ata sapo kishin ardhur në hotëel në orën 22:00 dhe u gjetën të vdekur brenda saumas në orën 23:00. 4 turistët ishin 2 burra dhe 2 gra, Sergei Burenkova 60 vjeç, Nataliia Burenkova, 57 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeç, Ekaterina Burenkova 31 vjeç, që të gjithë të njohur me njëri-tjetrin.

Policia ka arritur të verifikojë që kjo ngjarje ka ndodhur prej asfiksisë në saumë. Policia aktualisht ndodhet ende në vendgjarje për të finalizuar arsyet e vërteta përse ka ndodhur kjo ngjarje. Hoteli ku ka ndodhur ngjarja ka qenë inaguruar në vitin 2019 me emrin Gloria dhe njihej si hotel luksoz me 5 yje.

Mirëpo edhe se ishte me 5 yje kjo nuk ka parandaluar asfiksinë e turistëve. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur dhe në një hotel në Amerikë ku dy vajza që ndodheshin brenda saunës nuk arritën dot të dilnin. Ato provuan të thyenin xhamin e derës, mirëpo ishin të pafuqishme të realizonin thyerjen e xhamit për shkak se nuk kishin mjaftueshëm fuqi fizike. Vajzat vdiqën nga asfiksia.

Etiketim

Hotel Sauna