Astir, ndahet nga jeta 62 vjeçarja duke u hedhur nga kati i tretë

Sapo ka ndodhur ditën e sotme një ngjarje tepër e rëndë, ku një grua e moshuar bashkë me djalin, janë hedhur nga kati i tretë i një pallati në Astir për shkak se banesa e tyre ka qënë e rrethuar nga flakët. Emrat e të dy banorëve janë Klodjan Osmënaj djali 36 vjeçar dhe Hava Osmënaj, 62 vjeçarja që për fat të keq është ndarë nga jeta.

Zbulohet se djali 36 vjeçar ishte i sëmurë mendërisht dhe se mund të ketë qenë ai që ka ndezur fillimisht zjarrin brenda banesës. Kjo ngjarje e rëndë është regjistruar në këtë mëngjes dhe ishte diçka krejt e papritur për banorët, mirëpo disa prej tyre e njihnin djalin dhe kanë thënë që ka qënë me probleme.

Mamaja e ndarë nga jeta përkujdesej për djalin e saj, por tani ajo nuk jeton më. Shtëpia tyre gjithashtu është shkrumbuar totalisht nga zjarri.

Etiketim

Zjarr Astir