Covid-19 : Kanadaja do të prodhojë një vaksinë të re

Kanadaja theksoi se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane të vaksinave Novavax për prodhimin e miliona dozave të vaksinave kundër Covid-19.

Marrëveshja, u bë e ditur nga kryeministri kanadez Justin Trudeau.

"Ajo për të cilën jemi shumë të qartë është se Kanadaja do të zhvillojë prodhim vendas, kështu që pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, ne do të kemi prodhim vendas në krye të të gjitha partneriteteve dhe kontratave tona të nënshkruara me kompanitë nga e gjithë bota", deklaroi Trudeau gjatë një konference shtypi në Otava.

Novavax është ende duke testuar vaksinën e saj. Kanadaja ka bërë një marrëveshje për blerjen e 52 milionë dozave nga Novavax.

Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë të vetmet vaksina të miratuara deri më tani për përdorim në Kanada.

Të dy furnizuesit e vaksinave kanë ngadalësuar ndjeshëm dërgesat në Kanada pas kërkesave nga Evropa.

Kanadaja nuk u përpoq të sigurojë ndonjë dozë vaksine nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi administrata Trump tregoi se nuk do të lejonte eksportimin e ndonjë vaksine.

Etiketim

Covid-19